QTMF (Qendra Trajnuese e Mjekësisë Familiare)
Qendra e Trajnimit të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, është themeluar në vitin 2000, me përkrahjen e OBSH-së dhe Asociacionit të Mjekeve Familjare të Kosovës. Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare është themeluar në shtator të vitit 2002 nga Ministria e Shëndetësisë, me përkrahje të Agjencisë Evropiane për Rindërtim, me qëllimin të avancimit të zhvillimit të Mjekësisë Familjare në Kosovë, iniciuar fillimisht në vitin 1999 nga Asociacioni i Mjekeve Familjarë të Kosovës dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. QZHMFK-ja drejton programet e shkollimit specialistik në Mjekësi Familjare, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional.
Qendrat e Trajnimit të Mjekësisë Familjare gjenden me lokacion në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në: Prishtine, Mitrovice, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Lipjan.
Specializimi në Mjekësinë Familjare zgjat 3 vjet dhe organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare dhe nga 8 QTMF-të në kuadër te Qendrave Kryesore te Mjekësisë Familjare.
Në Qendrat e Trajnimit të Mjekësisë Familjare QTMF ne Prishtine, tash për tash janë të angazhuar rreth 7 mësimdhënës apo mentorë-trajnerë të MF-së, prej të cilëve shumica janë me tituj akademik, magjistra dhe doktorë të shkencave të Mjekësisë.
Dr.spec. Sebahate Lleshi
Kordinatore per Zhvp