Sociolog
QKMF – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare
Rr. “Fehmi Agani” nr. 20, objekti i parë, kati i dytë, nr. 32
Orari i punës:
E hënë – e premte: 07:00 – 15:00
Nr. tel: 038 245-594
Florentina Batalli, sociologe
- Në kuadër të QKMF-së, sociologu, në koordinim me profesionistët e tjerë, është në shërbim të individëve dhe familjeve në nevojë për tejkalimin e sfidave të ndryshme;
- Ndihmon familjet në nevojë në zgjidhjen e konflikteve familjare, duke punuar me anëtarët e familjes në procesin e rehabilitimit social dhe atij familjar;
- Ofron ndihmë në tejkalimin e shumë dukurive asociale, si: diskriminimi, abuzimi, divorci, humbja e të afërmve të familjes, alkoolizmi, varësin nga substancat narkotike dhe sjelljet e ndryshme asociale;
- Këshillon nxënësit, të cilët kanë vështirësi të ndryshme në rrethin e tyre social, duke u këshilluar me prindërit dhe arsimtarët për të gjetur zgjidhjet e duhura të problemeve të identifikuara;
- Asiston në nxjerrjen e dokumentacionit të nevojshëm për njerëzit në nevojë për raste të veçanta. Nëse është e nevojshme, sociologu vetasiston në nxjerrjen e dokumentacionit për persona me aftësi të kufizuara;
- Me punën e vet konkrete dhe këshillim të drejtpërdrejtë, ndihmon familjet dhe individët që të njohin problemet e tyre të vërteta, duke i shqyrtuar bashkërisht ato, që ata me forcën e tyre të mundohen t’i zgjidhin.