TETORI ROZË

Gjatë muajve shtator dhe tetor u organizuan një sërë aktivitetesh me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve, komunitetit për rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të sëmundjes së kancerit të gjirit.

Më 14 shtator në sheshin “Skënderbeu”, qytetarët e Prishtinës u bashkuan në aktivitetin madhështor “Race for the Cure – Vrapo për shëndet”, një kauzë globale e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një prej sfidave më të mëdha shëndetësore për gratë – si dhe mbështetjes së grave të prekura dhe të mbijetuara nga kjo sëmundje.
Pjesëmarrës ishin shumë qytetarë përfshirë Kryetarin e Prishtinës, drejtorin e DSH-së, anëtarë të kabinetit, menaxhmentin e QKMF-së, profesionistët e KPSH-së, partnerët nga AQH dhe qytetarë të shumtë të angazhuar.
Aktivitetet vazhduan gjatë gjithë muajit tetor, muajit Rozë me mjekët familjarë dhe infermierët familjarë në ambientet e QKMF-së, dhe QMF-ve të komunës së Prishtinës me pacientët, qytetarët, qytetarët e komunitetit RAE në ambientet e SHFMU-ve të komunës së Prishtinës me mësimëdhënës, stafin e shkollës dhe prindër të nxënësve.
Gjatë aktiviteteve u diskutua rëndësia e kontrollave të rregullta, roli i mamografisë dhe ultrazërit të gjinjëve si dhe u shpërndanë materiale edukativo-shëndetësore.

Muaji Rozë u përmbyll me organizimin e ngjarjes për lansimin e “Informatorit për Hapat e Ekzaminimit të Gjirit për Gratë” në ambientet e QKMF-së.
Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), SHSKUK-në, Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Klinikën e Onkologjisë për herë të parë prezentojnë Informatorin për Ekzaminimim e Gjirit për Gratë.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, i cili theksoi rëndësinë e informatorit si udhërrëfyes për parandalim, informim dhe mbështetje për gratë, si dhe njoftoi për investimet e reja në mamografë dhe ofrimin e shërbimeve falas.
Informatori synon të rrisë ndërgjegjësimin për ekzaminimin e rregullt të gjirit dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Të bashkohemi të gjithë për një të ardhme me plotë shëndet dhe pa kancer të gjirit, kujdesi dhe kontrolli i hershëm shpëton jetë.
 

Orari

QKMFRr."Fehmi Agani" Nr. 20 - QendraNdrrimi i natës19:00 - 07:00Mjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 20:00SISH07:00 - 15:00QMG07:00 - 15:00Shërbimi Pediatrik07:00 - 15:00Shërbimi Specialistik07:00 - 15:00Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Laboratori07:00 - 20:00
QMF - 1Rr. "Ilir Konushefci" Nr. 24Mjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Gjinekologjia07:00 - 15:00
QMF - 2Rr. ”Vëllezërit Fazliu Nr. 833 - Kodra e TrimaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30
QMF - 3Rr."Xheladin Kurbaliu" Nr. 20 - TaslixheMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 4Rr. "Myrvete Maksutaj" Nr. 15 - MedreseMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00 Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 5Rr. "Bulevardi I Dëshmorëve" Nr. 19- DardaniaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 13:00Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00Ndrrimi i natës19:00 - 07:00
QMF - 6Rr. "Hyzri Talla" Nr. 89- Kodra e DiellitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Gjinekologjisë07:00 - 15:00
QMF - 7Rr. Agim Qela - Lagjja KalabrijaMjekësia Familjare07:00 - 20:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30 Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Sherbimi shendetesore shtepiak07:00 - 19:00
QMF - 8Rr. "Metush Krasniqi" Nr. 56, ArbëriMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - 9Rr. "Xhavit Ahmeti", Nr. 229 - Lagjja e VneshtaveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00
QMF - 10Rr. "1 Tetori" Nr. 34 - Lagjja VelanisëMjekësia Familjare07:00 - 15:00 Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i vaksinimit07:00 - 13:30
QMF - 11Rr. "Abdyl Frashëri" Nr. 10 - Lagjia e MuhaxhereveMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - HajvaliRr. ”Brigada” Nr.153 - HajvaliMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30
QMF - MATI-1Rr. "Nezir Mujaj" Pa numer - Lagjja e SpitalitMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - BesiRr.”2 Prilli” - BesiMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF – MATIQANRr. ”Struga” Nr.109 - MatiqanMjekësia Familjare07:00 - 20:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 20:00Laboratori07:00 - 13:30
QMF - VETERNIKRr.” Nekibe Kelmendi” - VETERNIKMjekësia Familjare07:00 - 15:00Shërbimi Stomatologjik07:00 - 15:00Laboratori07:00 - 15:00Shërbimi i Vaksinimit07:00 - 13:30Shërbimi i Radiologjisë07:00 - 15:00

Lokacioni