Këshillimore për menaxhimin e sëmundjeve jo ngjitëse



Fillon punën Dhoma për Edukim dhe Promovim Shëndetësor për Menaxhimin e Sëmundjeve Jo-Ngjitëse në kryeqytet.
Sot u bë inaugurimi i “Këshillimores” për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse (SJN) përkatësisht Dhoma për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në Prishtinë nga AQH, në përputhje me aktet ligjore të MSH-së në KPSH.
“Këshillimorja” u funksionalizua nga bashkëpunimi mes AQH, DSH-së dhe QKMF-së Prishtinë që ofron shërbim të veçantë me shumë rëndësi në Edukim dhe Promovim Shëndetësor për pacientët me sëmundje kronike jo-ngjitëse (Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe Astma Bronchiale)
Në fjalën hyrëse Drejtori i Shëndetësisë së Kryeqytetit Dr.Izet Sadiku si nikoqir theksoi për rëndësinë e dhomës për Edukim dhe Promovim Shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse që ka rol të rëndësishëm për përmirësim e shërbimeve shëndetësore për popullatën.
Në ambientet e QKMF-së, në solemnitetin e organizuar për jetësimin e “Këshillimores”, morrën pjesë zyrtarët e AQH-së, Peter Sidler zëvendësshef i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ambasada e Zvicrës, SDC( Agjension Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim) në Kosovë, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Drejtori i DSH-së Dr.Izet Sadiku, menaxhmenti i QKMF-së dhe mysafirë të shumtë.
“Këshillimorja” shërbim i veçantë shumë i rëndësishëm nga stafi i QKMF-së do të ofroj me plotë përkushtim dhe përgjegjësi kujdes shëndetësor për të gjithë pacientët me SJN, dhe e gjithë kjo synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët tonë.
Falenderojmë SDC (Agjension Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim), AQH-në dhe Ministrinë e Shëndetësis për bashkëpunim dhe mbështetje.